Showbiz
Sonila Meço ka kritika për veshjen e fermerëve: Valer, sikur po pret Lamborghini jashtë, jo lindjen e dhisë!
25 Mars, 2024 | 9:46 pm

Spektakli i “Ferma Vip” ka nisur dhe jepet live në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma VIP 1 dhe Ferma VIP 2.
Veç momenteve të bukura me emocion që fermerët kanë përcjellë në ditët e para të qëndrimit në fermë, opinionistja Sonila Meço nuk i ka kursyer disa kritika për fermerët, kryesisht për Valerin. Kritikat e saj lidhen me veshjen e tyre, që sipas saj duhet t’i përshtaten ambientit, fermës.
“Publiku ka pasur komente që kanë të bëjnë edhe me përshtatjen e veshjes me fermën për veshjen. Për shembull, Valer na duhet t’a pranojmë që kostumi yt sot, që patjetër të shkon, tregon qartë se nuk je duke pritur lindjen e dhisë, por të pret “Lamborghini” jashtë”, shprehet Sonila Meço.












































