Showbiz
“S’kam as 5 miq që më votojnë në Fest 64”,Lorenc Hasrama shfryhet te Olti Curri: Më bezdis që të tjerët bëjnë repost vetëm për klikime
10 Dhjetor, 2025 | 3:38 pm

Këngëtari Lorenc Hasrama ishte i ftuari i radhës në emisionin “N’ qoshe” të Olti Currit, ku solli një intervistë të ngrohtë, të sinqertë dhe pa filtra. I pyetur drejtpërdrejt nga Olti nëse “e kap një 5-sh miqsh që të votojnë në Fest 64”, Hasrama surprizoi me sinqeritetin e tij:
“Jo, s’kam miq aty.”
Olti, i njohur për provokimet e tij fine, shtoi gjatë bisedës:
“Kam arritur në një pikë që dua të bashkëpunoj me një njeri të mirë sesa të duroj tangëllikun e këtyre që mbajnë veten për VIP.”
Ai e pyeti Hasramën nëse edhe ai mendon kështu, duke i dhënë intervistës tonin e një reflektimi mbi marrëdhëniet e brendshme të muzikës shqiptare.
Hasrama u ndal edhe te presionet e epokës së rrjeteve sociale. Ai pranoi se e bezdis fakti që për t’u mbështetur një projekt, shumë artistë detyrohen të kërkojnë repost-e vetëm për të rritur shikimet. “Kjo më shqetëson, sepse duket sikur vepra matet vetëm me view, jo me muzikë,” u shpreh ai.
Në “N’ qoshe”, Hasrama tregoi një anë tjetër të vetes: të drejtëpërdrejtë, të zhveshur nga filtrat e showbiz-it dhe më të vendosur se kurrë të fokusohet te muzika, jo te intriga apo marketingu i rremë.










































