Showbiz
Si reagoi Ronela Hajati kur “i dashuri i shoqes flirtoi me të?”
12 Maj, 2024 | 9:35 am

Ronela Hajati, këngëtarja që vjen gjithmonë ndryshe dhe me risi për publikun,kësaj here ka rënë“pre” e një kamere të fshehtë.
Një situatë e pakëndshme u zhvillua kur shoqja e saj e ngushtë, Megi, e futi në një lojë pa e ditur, duke i prezantuar këngëtares të dashurin e saj të ri.
Gjithçka filloi si një takim normal miqësor, por atmosfera u ndërlikua kur shoqja e këngëtares u largua për një moment, duke e lënë Ronelën vetëm me partnerin e ri të Megit.
Ky i fundit, që ishte pjesë e skenarit të kamerës së fshehtë, filloi të sillte muhabetet e tij të çuditshme dhe më pas kaloi në sjellje flirtuese ndaj këngëtares.
Ronela mbajti qëndrimin dhe nuk u përgjigj në të njëjtin mënyrë, duke ruajtur dinjitetin dhe respektin ndaj shoqes së saj.











































