Kryefjala Logo

Shqipëria arrin medaljen e dytë në Lojrat Olimpike

11 Gusht, 2024 | 2:00 pm

Shqipëria ka arritur të fitojë dhe medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike dhe kjo falë Islam Dudaev, i cili triumfoi në finalen e Bronzit për peshën deri në 65 kg.

Mundësi çeçen që përfaqëson ngjyrat kuqezi triumfoi në finale përballë mundësit rus që përfaqëson Hungarinë, Ismail Musukaev, me rezultatin 13-12.

Dudaev fillimisht duhej të përballej me amerikanin Zain Retherford. Por mundësi amerikan nuk e ka arritur peshën e lejuar dhe kështu Dudaev u kualifikua direkt në luftën për medaljen e bronztë.

Rikujtojmë që kjo është medalja e dytë historikë në Lojërat Olimpike për Shqipërinë, sërish në mundje.

Medalja e Chermen Valiev e fituar të shtunën, është historike!

Të ngjashme