Kryefjala Logo

Për herë të parë Mc Mimo rrëfen pse braktisi karrierën e saj premtuese

25 Qershor, 2022 | 8:53 pm

Nëse në dëgjim të parë Mc Mimo ju bën të mendoni “Ku e kam dëgjuar këtë emër “,po t’ju këndojmë “Na jem
A din pse na jem
Se kah jem
Ma t’fortin krah krah krah e kem”
Ju me siguri e gjeni dhe filloni ta këndoni.

Para shumë vitesh,në kohët e arta të Top Festit kjo këngë bëri namin dhe i dha famën Mc Mimos si reperja e parë shqiptare.
Edhe pse e përfundoi shpejt,kjo këngë luhet dhe kërcehet akoma si atëherë.

E ftuar tek binjakët në “Më lër të flas” Mc Mimo u pyet pse e braktisi karrierën dhe ajo u përgjigj:”Unë e kuptova që do bëhem nënë edhe vendosa ti përkushtohem familjes.Edhe mu duk më interesante familja se karriera dhe e lash karrierën anash”

Sot ajo gëzon dy djem dhe tha se nëse do kishte ftesë për një bashkëpunim të mirë,do ta pranonte.
Ne po lutemi ndërkohë

Të ngjashme