Kryefjala Logo

Më në fund!Liami merr këtë vendim pas daljes nga BBVA3

30 Prill, 2024 | 8:56 am

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Liam Mandiaro, i cili u eliminua në spektaklin e shkuar të ‘BBV3’.

Përgjatë qëndrimit të tij në shtëpi Liami ka deklaruar se është në lidhje me një vajze turke dhe ekskluzivisht për ‘BBR’ ai ka zbuluar më shumë detaje rreth marrëdhënies së tij.

Emri i partneres është Selma dhe ish-banori është shprehur se gjërat me të janë shumë serioze dhe së shpejti do të shkojnë drejt altarit.

“Me thënë të drejtën e kam thënë. Tani edhe mosha bën të vetën. Njeriu piqet edhe mendoj që kjo lidhje është një lidhje serioze. Dhe po. Kam qejf të bëj një dasëm. Po është e vërtetë me të dashurën time.”- shprehet Liami.

Sakaq ai ka ndarë gjithashtu një fotografi me partneren e tij.

IMG 1305

Të ngjashme