Showbiz
Roza Lati largohet nga BB VIP
11 Maj, 2024 | 11:14 pm

Mbrëmjen e sotme kanë qenë në nominim Heidi, Roza, Erjola dhe Franceska, si pasojë e kutisë të Pandorës që zgjodhi Franceska.
Ndonse mes vajzave është larguar pikërisht Roza Lati, e cila është shprehur se nuk është aspak e mërzitur dhe ka shfaqur dilemë nëse do të rikthehej sërish nga bileta e fatit.
Teksa ajo ka takuar gjithë banorët vetëm me Eglën ka qendruar e ftohtë. “S’me besohet, 4 muaj me ju këtu ju vërtetë keni qenë familja ime, pervec teje Egla. Ju vleresoj të gjithëve më falni që ju kam mërzit dhe që nuk kam qeshur aq sa prisnit.”- ka thënë Roza duke dal nga shtëpia e përlotur.











































