Showbiz
Roza dhe Rike për Romeon:”Është dobësuar totalisht”
21 Mars, 2024 | 8:47 am

Pas përfundimit të sfidës që ‘Vëllai i Madh’ caktoi për banorët e shtëpisë së ‘BBV3’, Rike dhe Roza kanë shkuar në dhomën e gjumit teksa kanë folur për një nga banorët e shtëpisë.
Bëhet fjalë për Romeon, ku vajzat, sidomos Rike, ndjehen ‘të shqetësuara’ për humbjen e peshës së banorit.
‘Sikur është i stresuar, nervoz nuk e ka më atë dritën që ka pasur në javët e para.’- është shprehur Rike.
Ajo përmendi edhe grevën e Romeos ku të gjithë banorët iu lutën për të ngrënë por ai nuk dëgjoi askënd.












































