Showbiz
Rikes nuk i pëlqen imitimi i Romeos dhe e akuzon si “bullizues”
2 Mars, 2024 | 11:30 am

Teksa produksioni caktoi një lojë për banorët mbrëmjen e djeshme, asgjë nuk përfundoi ashtu siç duhej.
Konkurrentët duhet të zgjidhnin një prej banorëve që kishin dëshirë të imitonin, e teksa Romeo bëhej gati për të Imituar Riken, kjo e fundit shpërtheu ashpër ndaj tij pasi nuk i pëlqeu mënyra sesi Romeo po bënte grimin për të ngjasuar me Riken.
Pasi u ndje e ofenduar, filloi debate me tone të lartë me Romeon. E më pas teksa bisedonte me Meritonin, ky i fundit u shpreh se çështja u ekzagjërua shumë prej Rikes.
Si përfundim,Romeo ndërroi rol dhe Rikja e quajti bullizim që ai u kap me pasiguritë e saj.












































