Kryefjala Logo

Rike zbulon pengun e ndarjes nga i dashuri!

20 Mars, 2024 | 5:08 pm

Pas nominimit që kaluan gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar të “Big Brother VIP3”, duket se Egla Ceno dhe Rike Roçi kanë vendosur që të njohin më mirë njëra-tjetrën.

Mëngjesin e sotëm, dy banorët kanë biseduar së bashku për detaje nga jeta e tyre private, teksa ndodheshin jashtë në oborr.

Rike i ka rrëfyer Eglës merakun që ka mamaja e saj në lidhje me të. Roçi ka treguar më shumë detaje rreth lidhjes disavjeçare dhe mënyrës se si e ka pritur e ëma ndarjen.

Pjesë nga biseda:

Rike: Mami është shumë tradicionale. Mami ka pasur atë burrë në jetë dhe e ka pasur gjithë jetën. Motra po ashtu, domethënë të dashurin e parë, me atë u martua dhe bëri fëmijë.  Unë jam ajo delja e zezë dhe ato gjithmonë më shohin dhe thonë ‘po ti e ke në gjak moj’. Mami është thjesht jeta.

Egla: Pse çfarë ke bërë?

Rike: Unë s’kam bërë gjë, po unë thjesht kam qëndruar vite e vite me të njëjtin person edhe mamin e zhgënjeva.

Egla: Ndodh që ndahesh. Thuaj që investon shumë kohë dhe pastaj në një moshë më të rritur kupton që vendos pastaj për veten.

Duket se marrëdhënia e dyshes është përmirësuar pas eliminimit dhe zënkave që ato patën gjatë javës. Mbrëmjen e djeshme pas Prime-it ato kanë bërë me njëra-tjetrën biseda mjaft të thella, madje Egla edhe e ka përqafuar Riken.

Të ngjashme