Showbiz
“Pse nuk e përkrah Meritonin?”,Sara:”Ju jeni hall..”
12 Prill, 2024 | 8:48 am

Në pyetësorin e bërë nga vetë Sara ku flet me ndjekësit e saj, nuk kanë munguar pyetje nga më të ndryshmet,ku sigurisht dominojnë ato lidhur me formatin e ‘BBV3’, ku Sara ishte pjesë por u përjashtua prej tij.
Teksa ka qenë banore e shtëpisë, ajo së bashku me partnerin e saj, Bardhin, kishin shumë afrimitet me Meritonin, i cili momentalisht është ende pjesë e garës, ku shumë herë ky i fundit u pa tepër afër me ish-banoren, ndërsa jashtë shtëpisë ato ‘gjeste’ u interpretuan ndryshe.
Sara është pyetur pse nuk e mbështet më Meritonin dhe për këtë ish-banorja ka dhënë një përgjigje:
“Po e shoh shpesh këtë pyetje. Sepse na sikletosët ju me memet të cilat më pritën jashtë paturpësisht. Shoqërinë e ne të treve e kthyet në perversitet dhe ne nuk guxonim ta mbështesnim publikisht sepse s’do bënte asgjë tjetër veçse do të krijonte keqkuptime. Tami më pyesni pse nuk e mbështet. Ju jeni hall me buaj hall me qe!”- shkruan Sara.












































