Lajme
Polici vrau të afërmin e Vjosa Osmanit, zbulohet arsyeja
17 Gusht, 2024 | 2:51 pm

Mediat në Kosovë zbulojnë detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Ferizaj, ku një punonjës policie qëlloi për vdekje burrin e tezes së tij, një i moshuar rreth të 90-tave.
Viktima u identifikua si Sadri Sadriu, ndërsa autor ishte punonjësi i policisë Festim Ramadani, i cili u vetëdorëzua pas ngjarjes.
Nacionale mëson se ‘motivi i vrasjes’ ishte ‘dhunimi i dy motrave të autorit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’.
Për rastin tronditës sipas Nacionales ka qenë i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, z.Prindon Sadriu, njëherësh nipi i viktimës, por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.
















































