Kryefjala Logo

Polici vrau të afërmin e saj, reagon Vjosa Osmani

17 Gusht, 2024 | 5:00 pm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar, pasi në media u raportuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ishte në dijeni për dhunimet e vajzave të mitura nga axha i tij, Sadri Sadriu, i cili dje është vrarë në Ferizaj.

Ajo ka mohuar se bashkëshorti ka qenë në dijen për vepra e axhës së tij.

“Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, gazeta online “Nacionale”, e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera. I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi”, ka shkruar ajo.

Në ajo ka kërkuar nga organet e sigurisë që të ndriçohen rrethanat e vrasjes se djeshme.

“Ftoj sërish të gjitha organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që t’i hetojnë me prioritet të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje e njëkohësisht edhe veprimet e këtij portali dhe portaleve të ngjashme që kanë qëllim të qartë për të rrezikuar jetën dhe nxitur urrejtje, e që këtë mision po shihet se e kanë edhe portalet e Serbisë”, ka shkruar Osmani.

89971A99 1470 4D31 A420 C817D987182E

Të ngjashme