Showbiz
Përsëritet skenari i frikshëm? Çarë po ndodh me Sin Boyn, vdekje apo marketing?
31 Dhjetor, 2025 | 12:06 pm

Në profilin zyrtar në Instagram të Sin Boy janë publikuar së fundmi disa postime që kanë alarmuar ndjekësit, ku artisti shfaqet në imazhe simbolike të shoqëruara me mbishkrime zie si: “Do të na mungojë pozitiviteti yt. Prehu në paqe, të duam” dhe data 1994–2025. Postimet kanë ngritur menjëherë dyshime dhe reagime të shumta në rrjet, duke lënë të kuptohet një ndarje nga jeta.
Megjithatë, kjo situatë nuk është e panjohur për publikun. Edhe më herët, në profilin e reperit janë shpërndarë postime të ngjashme, përfshirë imazhe nga ambulanca apo deklarata që flisnin për vdekjen e tij, të cilat më pas rezultuan të ishin pjesë e një strategjie marketingu për projekte muzikore dhe “vrasjen” simbolike të figurës së vjetër artistike. Edhe këtë herë, mungon çdo konfirmim zyrtar nga familjarë apo burime të besueshme, çka ka shtuar skepticizmin.
Ndërsa disa fansa kanë shprehur shqetësim dhe ngushëllime, një pjesë e madhe e publikut po e kritikon ashpër këtë formë komunikimi, duke e konsideruar përdorimin e temës së vdekjes si mjet vëmendjeje të papërshtatshëm dhe manipulues. Deri më tani, gjithçka mbetet në kuadrin e një tjetër stunti në rrjetet sociale, pa asnjë provë konkrete që konfirmon vërtetësinë e lajmit.














































