Kryefjala Logo

Përplasje mes Dalina Buzit dhe Jeri Lalaj; Ti e bën për show!

8 Dhjetor, 2022 | 9:57 am

Mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”, ka patur një përplasje mes Dalina Buzit dhe Jeri Lalaj, ku shkak është bërë “Dancing with the stars”, për të cilin Jerina është shprehur se Dalina nuk voton drejt por bën vetëm show.

“Unë nuk e çaj kokën për atë që the. Nëse e njeh televizionin, nëse është ashtu siç thua ti, ka mbaruar spektakli. Ore, ka vdekur show po të të them unë ty që je shumë mirë”- ka thënë Dalina.

“Por a po e bën për show? Atëherë je e padrejtë me njerëzit sepse po bën show. Pra i ftojmë njerzit që të votojnë për show-n e Dalinës”, ka qenë përgjigja e Jerinës.

Më tej Dalina ka vazhduar sqarimin e saj mbi këtë temë duke u shprehur se është pjesë e një jurie spektakli dhe jo e “Bolshoi Theatre”.

“O goce është pjesë e show-t moj. Pse mua më intereson të bëj debat për ndasitë e kalamajve? Unë jam pjesë e një spektakli, jam pjesë e një televizioni. Nuk është juri për “Bolshoi Theatre”. Në “Bolshoi Theatre” nuk do isha as unë, as Mandi ndoshta e as Julka”, përfundoi ajo.

Të ngjashme