Kryefjala Logo

Pasi u vetdorëzua në Polici, Erjon Goxhara shfaqet në gjendje të rënduar psikologjike

21 Gusht, 2024 | 6:54 pm

Efektivi Erjon Goxhara, i cili plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën dy ditë më parë, pas vetëdorëzimit në Polici, është shfaqur në kushte të rënduara psikologjike.

Ai ka deklaruara para kolegëve se është penduar për krimin e kryer.

Gjithashtu mësohet sipas Ora news, se ka thënë se plagosjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Erjon Goxhara e ka qëlluar në këmbë dhe kofshë me armë 45-vjeçarin, Lorenc Kosta, pasi dyshohet se ky i fundit ka një histori me bashkëshorten e tij, por ende nuk janë bërë publike të dhënat që ka grumbulluar policia për sa i përket dëshmisë së personave që janë të përfshirë në atë histori dhe që kanë dijeni për konfliktet e vazhdueshme mes çiftit.

Të ngjashme