Kryefjala Logo

Pasi hyri në BBVA3, bëhet virale deklarata ku Jetmiri tallej me Kiara Titon

5 Mars, 2024 | 8:48 am

Jetmir Salaj e provoi petkun e fituesit në “Big Brother Albania 3” dhe këtë vit merr pjesë në “Big Brother VIP3” si konkurrent.

Ai iu rikthye publikur nëpërmjet internetit ku në TikTok bënte live ku komentonte Big-un dhe kujtojmë se vjet ishte fans i Luiz Ejllit dhe për kontradiktë kundër Kiara Titos.

Një status i tij është bërë sërisht viral dhe po bën xhiron e internetit kur asokohe shkruante:
“Une jam Kiara: Pretendente per te fituar BBVIP2. Keshilla ime per ju: Hani veze te skuqur mengjes dreke darke Kurre mos lejoni nje mashkul qe tu dashuroj me shume seç dashuroni ju veten… Teknikat se si te sillni nje mashkull verdalle do i tregoj nje here tjeter Ah se harrova: Une di te lexoj”.

IMG 8734

Të ngjashme