Kryefjala Logo

Pas “zhdukjes” të Kate Middleton, po flitet për një tradhëti të Princit

15 Mars, 2024 | 7:29 pm

Inteligjentët e internetit po hamendësojnë se mungesa e Kate mund të lidhet me një lidhje të bashkëshortit të saj dhe mbretit të ardhshëm të Anglisë, William”.

Situata u bë më e çuditshme kur Pallati Kensington publikoi një fotografi për Ditën e Nënës me Middleton dhe fëmijët e saj, të cilën dyshohet se e ka bërë vetë William, 41 vjeç.

Fotoja e tregonte Middleton duke ulur dhe buzëqeshur së bashku me fëmijët e saj, Princ George, 10 vjeç, Princeshën Charlotte, tetë vjeçe, dhe Princ Louis, pesë vjeç. Fotoja më pas u tërhoq nga agjencitë e lajmeve, të cilat pretendonin se fotoja “ishte manipuluar”.

E dyshuara për lidhje, Hanbury është “një mik i vjetër i mbretërorëve” dhe është e martuar me “një mik të ngushtë të Williamit, David Rocksavage”.

Thashethemet për tradhtinë e supozuar mes William dhe Hanbury, 39 vjeçe, filluan në vitin 2019 kur In Touch raportoi pretendimin. Avokati i William e mohoi atë dhe tha se ai ishte një lajm “i pavërtetë dhe shumë dëmtues”.

As Princi William, as Middleton, as Hanbury nuk kanë komentuar ndonjëherë publikisht mbi akuzat.

Kolegu i mëparshëm i Colbert në “Daily Show”, John Oliver, gjithashtu ka bërë shaka rreth vendndodhjes së Middleton.

Të ngjashme