Showbiz
Pas largimit nga BB VIP, Olsi Bylyku “arratiset” nga Shqipëria
14 Shkurt, 2024 | 3:27 pm

Olsi Bylyku është larguar nga BB VIP javën e kaluar pas një nominimi të dyfishtë. Por duket se pas kësaj ka patur hatërmbetje pasi nuk ka shkuar as në Fan Club dhe ka fshirë postimet e BB nga Instagrami i tij.
Pas kësaj eksperience, Olsi duket se ka marrë disa pushime për veten e tij. Ai sot ka publikuar foto nga Zanzibar ku po shijon plazhin. Edhe pse nuk dihet kush po e shoqëron.
Ndoshta duhet të presim që pas pushimeve, Olsi të flasë, ose ndoshta këtë eksperiencë e ka lënë me aq!














































