Showbiz
Pas lajmeve të ndarjes, Chiara Ferragni dhe Fedez bëhen bashkë në ditëlindjen e djalit
20 Mars, 2024 | 6:43 pm

Djali i Chiara Ferragnit dhe Fedez, Leone, ka festuar ditën e djeshme 6-vjetorin e lindjes, ndërsa festa e tij, me tematike personazhin vizatimor Sonic, ka bërë për herë të parë bashkë influenceren dhe këngëtaren, që pas aludimeve dhe lajmeve për ndarjen.
Kështu, nëpërmjet postimeve respektive në rrjetet sociale, Fedez dhe Chiara, bën me dije se ishin në festën e Leos, bashkë me familjarët dhe të afërmit, por edhe pse ishin nën një cati, në foto ata zgjodhën të nxirrnin vetëm momentet e festës që i kanë kaluar me fëmijët, ndërsa nuk kanë asnjë “shenjë” të njëri-tjetrit në profilet e tyre.
U vu re se secili prej tyre ka postuar foto me Leo-n dhe Victoria-n, por kanë zgjedhur si rrallë herë që t’i mbulojnë fytyrat e fëmijëve, cka tregon sipas mediave dhe ekspertëve që po kalojnë vështirësi në cift, madje mund të jenë edhe në proces divorci dhe nuk duan të postojnë të vegjlit, pa miratimin e prindit tjetër.












































