Showbiz
Pas lajmeve për divorc reagon Anjeza Shahini: Më kërkoni falje publike!
18 Janar, 2023 | 10:48 am

Pas zërave për ndarje, Anjeza Shahini ka reaguar në rrjetet sociale për të mohuar këto thashethemet.
“Keni të ‘drejtën’ tuaj për të kërkuar falje publike për lajmin e gënjeshtërt, dëm-prurës ndaj imazhit tim publik, lajm i krijuar nga imagjinata juaj djallëzore. Kërkoj të fshini shpikjen tuaj nga ëebsitet dhe rrjetet sociale e shëmtuara që menaxhoni, dhe të përgënjeshtroni urgjentisht konkluzionin tuaj reth statusit tim familjar”, e nis rrëfimin e saj këngëtarja e njohur.
“Të keni turp që lëndoni një familje, dëmtoni imazhin e një vajze të rritur para syve të publikut shqiptar”, ka shkruar Anjeza.
Anjeza Shahini dhe bashkëshorti i saj, diplomati anglez Paul Edward Conolly, u martuan në shtator të 2015-s në një ceremoni private në Toskanë. Ata janë prindër të një vajze, Victoria Kelis Connnolly.












































