Showbiz
Pas debatit me Julin,Egla Ceno shpërthen në lot
9 Maj, 2024 | 8:58 am

Një debat tepër i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “BBV3”. Bëhet fjalë për Eglën dhe Julin të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin dhe përgjatë ditëve të mëparshme dhe nuk po gjejnë paqe mes njëri tjetrit.
Teksa kanë qenë në ambientet e jashtme të shtëpisë, gjatë një diskutimi me Julin, Egla i ka përmendur vajzën dhe kaq ka mjaftuar që Juli të shpërthejë ndaj banores.
Teksa Juli e ka përndjekur rreth pishinës Eglën dhe i ka kërkuar kësaj të fundit të kërkojë falje për përmendjen e të bijës së tij, në mesin e tyre ka ndërhyrë Romeo i cili nuk e ka lejuar Julin “të prekë” Eglën edhe pse ndoshta ai nuk e ka patur atë qëllim.
“Nuk janë burra..”ka thënë Egla.











































