Showbiz
Pas 3 vitesh lidhje, Timothée Chalamet bën deklaratën e dashurisë për Kylie Jenner
5 Janar, 2026 | 2:31 pm

Në një moment të rrallë dhe mjaft emocional, Timothée Chalamet ka zgjedhur të shprehë publikisht dashurinë e tij për Kylie Jenner, teksa u shpall Aktori më i Mirë i Vitit në Critics Choice Awards 2026.
Gjatë fjalimit të fitores, pasi falënderoi kolegët e nominuar dhe organizatorët, aktori surprizoi publikun me një dedikim të ndjerë për partneren e tij, me të cilën është në një lidhje prej tre vitesh.
“Si përfundim, dua t’i them faleminderit partneres sime prej tre vitesh,” u shpreh Chalamet, duke i shtuar më pas fjalët që emocionuan sallën:
“Të dua. Nuk do ta kisha arritur këtë pa ty. Faleminderit nga zemra.”
Në atë moment, kamerat u fokusuan te Jenner, e cila u pa duke buzëqeshur dhe duke ia kthyer “të dua” pa zë nga vendi i saj.
Edhe pse çifti ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për paraqitjet e tyre publike, kjo shënon herën e parë që ata ndajnë kaq hapur ndjenjat e tyre përpara publikut, duke kthyer këtë moment në një nga më të komentuarit e mbrëmjes.











































