Kryefjala Logo

Orinda Huta kundër festivaleve në Shqipëri: Harxhon para kot dhe merr energji të keqe

27 Dhjetor, 2025 | 2:42 pm

Moderatorja dhe producentja e njohur Orinda Huta ka ndarë së fundmi një qëndrim të drejtpërdrejtë dhe reflektues mbi realitetin e festivaleve muzikore në Shqipëri, duke vënë në pah kostot e larta financiare dhe lodhjen emocionale që, sipas saj, shpesh i shoqërojnë këto evente.

Ajo u ndal te shpenzimet që artistët janë të detyruar të përballojnë, duke theksuar se vetëm realizimi i një kënge mund të arrijë shifra të konsiderueshme, pa përfshirë veshjet apo elementë të tjerë skenikë.

“Kur futesh dhe merr energji të keqe, dhe harxhon… kënga shkon 5 mijë euro, jo veshja. Janë shpenzime që të bëjnë të pyesësh veten: pse duhet t’i bëj unë këto?”, u shpreh ajo.

Sipas Orindës, përveç barrës financiare, ekziston edhe një aspekt emocional që shpesh mbetet në hije. Klima jo gjithmonë pozitive dhe energjia e gabuar që ndjehet brenda këtyre eventeve, sipas saj, e bëjnë procesin edhe më të rëndë për artistët dhe figurat publike.

“Pastaj futet edhe energjia jo e mirë dhe e them: pse duhet të lodhem unë?”, shtoi moderatorja.

Deklaratat e saj kanë hapur diskutime mbi mënyrën se si funksionojnë festivalet muzikore në vend, duke ngritur pikëpyetje mbi mbështetjen reale që u ofrohet artistëve dhe vlerën që u kthehet për sakrificat financiare dhe emocionale që ata bëjnë. Në këtë kontekst, fjalët e Orinda Hutës vijnë si një reflektim i hapur për gjendjen aktuale të industrisë muzikore shqiptare.

Të ngjashme