Kryefjala Logo

Filloi “Kepi i Tundimeve”, Top Channel shndërrohet në Only Fans

24 Korrik, 2022 | 12:40 pm

Ditën e premte në Top Channel, ka nisur programi “Kepi i Tundimeve”, dicka e ngjashme me “Temptation Island”, ose le të themi përpjekje për të realizuar një format të tillë, sepse rrugës u duk më shumë si Only Fans. Për ata që nuk e dinë, Only Fans është një platformë ku njerëzit shesin trupat e tyre ose pjese të tyre. Ndryshimi mes “Kepit të tundimeve” dhe “Only Fans” është se ata fitojnë para, ndërsa në Kep personazhet thjesht përdhosin imazhin e tyre.

Nga t’ja fillojmë nga vajzat që duan të tregojnë zgjuarsi nga bikinit apo nga djemtë e lyer me vaj. Tani unë që po shkruaj kam bërë disa leksione gazetarie, e veç disa trupave pothuajse lakuriq prisja e pak kontent, apo të thoshin ndonjë gjë të zgjuar. Por në 43 minuta emision nuk dëgjuam asgjë përvec se zgërlaqje.

Djemtë e vajzat që tentonin të dukeshin sensual, por pa sukses, një xhirim i shkuar në pornografi, erotikë në mënyrën më të keqe. E ta mendosh që pritshmëritë ishin të larta.

Skemë e qartë: vajzat bëjnë të vështirën e flirtuesen, ndërkohë që djemtë tregojnë sa të bukur janë. Shishe shampanje, hedhje në pishinë, ngacmime pa finesë, fiks si videoklipet e viteve 2000. Pra përfundimi në një Kep Tundimesh, tundimi i vetëm që mund të të lindë është: të fikësh urgjentisht televizorin!

Të ngjashme