Kryefjala Logo

Degjenerimi moral i shqiptarëve, ndikon ekonomia apo rrjetet sociale?

11 Tetor, 2022 | 7:23 pm

Nga Dino Ricci

Në vitin 2007, një miku im shkoi me makinë në Shqipëri për të festuar dasmën e një punonjësi të tij, në qytetin e Kavajës, 50 km larg Tiranës.

Në atë kohë ishte një udhëtim mjaft i pazakontë për një Italian.

Shqipëria kishte filluar të shfaqej tashmë në botë pas dyzet vitesh izolim komunist, megjithatë në Itali dihej pak për këtë vend dhe banorët e tij të çuditshëm me kokë katrore.

Sapo kalova kufirin, shoku im gjeti atë që në kthim më përshkroi si “Mesjetë”. Peizazhi ishte i zymtë: Shtëpi të thyera, njerëz që endeshin përreth me karrocën e tyre, një ndjenjë e përgjithshme prapambetjeje dhe rreziku.
Varfëria ishte e prekshme.

Pak kilometra brenda kufirit dhe e kuptoi menjëherë pse në atlaset e viteve ’90 harta rrugore e Shqipërisë ishte praktikisht e padeshifruar dhe atyre që donin të shkonin në Greqi duke u nisur nga Italia ju sugjerua të bënin xhiron e vendit sepse praktikisht nuk kishte rrugë.
Në mes të këtij skenari pothuajse surreal, shoqëruesit e tij të udhëtimit i dhanë një këshillë të vetme ekstravagante, por të çmuar për mbijetesë:
“Të mos shikonte gratë.”

Shoqëria shqiptare, ende kryesisht rurale, ishte shumë e ngurtë dhe konservatore. Intimiteti ishte i shtypur dhe gratë martoheshin të reja dhe të virgjëra, martesat me shkuesi ishin ende të përhapura në fshatrat malore.
Burrave nuk u pëlqente që të afërmve të tyre tu afroheshin të huajt.
Koha në Shqipëri dukej se kishte ndalur.

Enver Hoxha, duke kontrolluar në mënyrë despotike dhe paranojake shtetin për gjithë ato dekada, kishte krijuar një komb fantazmë, të injoruar plotësisht nga ndërkombëtarët dhe të ngulur në traditat e tij shekullore.
Një ekosistem plotësisht i izoluar nga jashtë.
Kur komunizmi mbaroi, filloi ajo që ne mund ta konsiderojmë tani një eksperiment të vërtetë shoqëror në shkallë të gjerë.

I njëjti mik kthehet në Shqipëri në 2022 për punë. Vendi është bërë i panjohshëm.
Bum ndërtimi, rrugë të reja me asfalt perfekt, hotele dhe ambiente akomodimi për të mirëpritur turistët nga e gjithë Evropa, ndërtesa vezulluese.
Tirana: Një bordello në ajër të hapur.
Kudo vajza që enden në rrugë të veshura me minifunde si të përdala.
Ato janë kryesisht studente universiteti, të cilat kanë lënë familjen në fshat dhe kanë shkuar në kryeqytet me justifikimin e studimeve, por pasi janë larg gjykimit të bashkëfshatarëve e lëshojnë veten në këtë vorbull.
Në fund të fundit, ne e dimë, midis martesës dhe përpjekjes për të ecur përpara pra dërgimit të saj në universitet, ndryshimi i vetëm qëndron vetëm në numrin e meshkujve që kalojnë dhe në rastin e dytë ka shumë më tepër.

Në fundjavë kthehen me autobus dhe kthehen te babushi për të luajtur rolin e shenjtores.
Jeta e natës në Tiranë është delirante që edhe për vajzën me qëllimet më të mira pas pak është e pamundur të mos përfundojë në vorbull.
Substancat e ndaluara janë të lehta për tu gjetur, pa veshtiresi paguan edhe me pak se 50 euro per gram dhe alkoolin lumë.
Për qeflinjtë e zakonshëm është bërë parajsë, për të gjithë të tjerët ëndrra ilire për të gjetur ende një grua të bardhë të virgjër ka mbaruar.
Edhe nëse nuk e ka virgjërinë,ajo mund të rindërtohet.(cipa quhet himen dhe ndërhyrja quhet himenoplastika)
Tirana është tani në modë për himenoplastikë ashtu siç është Stambolli për transplantin e flokëve.

Uji merr formën e enës që mbush.
Natyra e grave nuk është statike.
Ato përshtaten me kontekstin social në të cilin janë futur dhe nga kjo përpiqen të nxjerrin avantazhin më të mirë të mundshëm.
Në një kontekst varfërie ku jeta është e vështirë, gratë përpiqen të gjejnë një burrë që i mbron dhe ofron stabilitet ekonomik dhe emocional, në një kontekst mirëqenieje dhe pasurie ku mbijetesa tashmë është e garantuar, gratë braktisin veten e tyre në hedonizëm(Hedonizëm-ndjekja e kënaqësisë e cila në vetvete është qëllimi i të gjitha aktiviteteve)dhe ju vënë gishtin meshkujve tërheqës.

Shqipëria kaloi nga konteksti i parë në të dytin në një kohë shumë të shkurtër.
Shqiptarët shkuan nëpër Evropë për të bërë pasuri, të përmirësonin gjendjen e tyre me punë dhe shpejt u përshtatën me mirëqenien e re që fituan, duke u zbutur dhe duke e lejuar veten të përthithen nga stili i jetesës perëndimore.

Është cikli klasik që etologu Joseph Unwin shpjegoi në librin e tij “Seksi dhe kultura” (1934), dhe për të cilin kam folur tashmë në artikullin mbi turpërimin e zuskave dhe bazohet në katër pasazhe:

•shoqëria zhvillohet brenda një konteksti patriarkal, familjar dhe monogam, ku kontrolli epsheve është në fuqi.
•ajo arrin kulmin e zhvillimit të saj social dhe ekonomik.
•mirëqenia çon në një relaksim të kontrollit të moralit dhe shoqëria degjeneron moralisht.

Degjenerimi moral i shoqërisë shqiptare është pasqyra e këtij ndryshimi të papritur. Burrat më mendjemprehtë dhe më të paskrupullt përdorën mbështetjet politike, korrupsionin dhe ilegalizmin për të marrë atë që mundën.
Dhe me rritjen e pabarazisë ekonomike dhe sociale, krimi i organizuar është përhapur deri në atë pikë sa është jashtë kontrollit.
Prej të paktën 6 muajsh, gazetat ndërkombëtare kanë folur pandërprerë ngritjen shqetësuese të mafies shqiptare, e cila po përgatitet të bëhet më e fuqishmja në Europë.

Tregu shqiptar i mardhenieve intime është transformuar sipas atij ekonomik, ndaj meshkujt me fuqinë më të madhe në intimitet, rrëmbejnë më të mirat duke ua lënë thërrimet të tjerëve.

Pastaj hyri në lojë një tjetër element shumë i rëndësishëm: interneti.
Jo shumë e dinë që Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend mjaft i avancuar në sektorë si teknologjia e komunikimit.
Sot, para vendeve të tjera, Shqipëria po përjeton kalimin e pashmangshëm nga TV në internet.
Ashtu si në Itali edhe këtu bëhesh ende i famshëm në TV dhe më pas me ndjekës në rrjetet sociale, në Shqipëri fokusi tashmë është zhvendosur te interneti.
Ka emisione të tëra televizive që bazohen në thashethemet në instagram.
TV tani po ndjek rrjetet sociale dhe jo anasjelltas.
Dhe tendenca tashmë është e qartë: sa më shumë rrjetet sociale të përshkojnë jetën e grave, aq më shumë përhapet shthurja.
Sepse :
1) Shtohet numri i meshkujve me të cilët femrat bien në kontakt dhe rrjedhimisht meshkujt potencialë të nivelit të lartë me të cilët mund të shkojnë, meshkuj që ndoshta më parë ishin të paarritshëm .
2) Anonimiteti është i garantuar dhe për rrjedhojë gjithçka mund të bëhet fshehurazi pa pësuar pasoja sociale.
Interneti është një përforcues ekstrem dhe ka aftësinë të përshpejtojë në mënyrë dramatike ndryshimet sociale.
Prandaj, një ndryshim zakonesh si ai shqiptar që mund të pritej mund të ndodhte vetëm pas disa dekadash, me internetin që mori kohën e një brezi. Eksperimenti social ishte i suksesshëm.

Perkthyer nga portali : ilredpillatore.org

Të ngjashme