Kryefjala Logo

Edi Rama kërkon ndihmën e Xhensila Myrtezait , Fifit, Alban Skenderaj dhe Flori Mumajesit për të mbushur sheshin.

27 Korrik, 2022 | 11:40 am

Data 28 korrik është një ditë e rëndësishme, ose të paktën kështu duhet të jetë, pasi shumica e shqiptarëve as nuk ja kanë haberin fare çfarë është. Ja po ju iluminojmë, ndoshta ju hyn në punë si informacion ose ndoshta edhe jo. Në këtë datë shënohet 100 vjetori i lidhjes së Shqipërisë me SHBA dhe me Bashkimin Europian.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë. Nisur nga kjo Kryeministri Edi Rama ka organizuar një miting në sheshin “Skënderbej”. Por me gjithë këtë vapë, është pak por e sigurt që nuk të merr njeri rrugën të piqet në shesh, kështu që Rama ka zgjedhur një rrugë të sigurt. Aq më tepër në kohët kur shqiptarët kanë aq shumë halle sa nuk mbajnë mend ditëlindjen e tyre, jo më marrëdhëniet diplomatike. Kështu që ai ka mbledhur në shesh shumë këngëtarë të dashur për publikun.

Më saktë Flori Mumajesi, Xhensila Myrtezaj, Fifi e Alban Skënderaj janë grepi për të siguruar njerëzit. Sepse me thënë të drejtën gjithësecili donte të dëgjonte një herë të vetme falas një nga këta këngëtarë. Tashmë ngelet për tu parë nëse njerëzit do i harrojnë ato pak halle që kanë duke kënduar, edhe ndoshta duke mos e ditur fare arsyen e kësaj mbledhje. Ama pyetja e radhës është, po këta këngëtarë a e dinë pse po mblidhen apo meqë u tha Kryeministri ata do shkojnë e pak rëndësi ka për çfarë janë.

Të ngjashme