Kryefjala Logo

Hallakatje nga mishi Vitit të Ri apo nga kupa e “DWTS”? Në 24 orë, Enxhi Nasufi jep dy deklarata komplet të kundërta…

11 Janar, 2024 | 8:48 pm

Enxhi Nasufi, deri para pjesëmarrjes në “Dancing with the Stars”, ka qenë një ndër ato moderatore dhe këngëtare që ylli mesa duket nuk i shkëlqeu kurrë ose ndoshta thjesht fati nuk ishte në anën e saj. Por patjetër “i japim Çezarit atë që i takon”: në kastin e Dancing shkëlqeu dhe fitoi me meritë.

Ama këto emocione të kupës, duket se nuk i kanë kaluar ende Enxhit, aq sa akoma ka të vështirë të kuptojë që sinqeriteti (deri diku) është çelsi i suksesit, e nëse ti brenda 24h jep dy versione të ndryshme deklaratash nuk tregon aspak besim tek ai grup që ndoshta të ndjekin.

Pak kohë më parë Kryefjala.com zbuloi nga miq të moderatores se ajo do të drejtonte Fan Club-in e Big  Brother VIP 3.

Lajm të cilin Enxhi, mbrëmjen e djeshme e mohoi në “Pardon my French”, ku shprehej

 

I kam lexuar lajmet në portale (për Fan Club), mi nisnin edhe shoqëria, por isha duke ngrënë kofshën e gjelit që nuk e kisha ngrënë që për festa dhe lexoj “Konfirmohet e sigurt nga miq të ngushtë..” dhe unë që isha thjesht “Ë? Unë thjesht po ha mishin nuk di asgjë ça bëhet.

Edhe unë do të doja e sigurtë. Nuk e di, nuk e di mos ndoshta këto portalet me këto lajmet kanë ngacmuar ndonjë gjë. Nëse më vjen si propozim do ta pranoj me qejf, ky është lajmi që po jap që do ta pranoja. Të më shikonit çdo ditë sa t’ju vijë në majë të hundës… 

Ndërkohë 24 ore më vonë Enxhi konfirmon këtë lajm në Ftesë në 5, ku shprehet:

Po, po moj Bieta, po. Pranoj të martohem me moderimin e Big Brother VIP Fan Club. Është diçka që e kam me shumë qejf dhe kur e manifeston në kokë bëhet. Tani më do të ketë punë nuk do të fle.

 Unë jam shumë mirënjohëse për gjërat që më vijnë dhe do të përpiqem ta trajtoj këtë me dinjitet dhe seriozitet. Ti e di shumë mirë që unë televizionin e kam një dashuri shumë të madhe dhe duke qenë se jam rritur me këtë gjënë, e bëjë me shumë qejf.”

Pra, le ta analizojmë, Enxhi deri dje priste ftesën,m dhe sot i erdhi ftesa? Apo Enxhi thjesht donte të luante enigmatiken, por luajti gabim. Sepse në kaq kohë të shkurtër dy deklarata të ndryshme, s’kishim parë e s’kishim dëgjuar deri më sot!

Gjithësesi Enxhit sic vetë ajo thotë, ose nuk i ka dalë mishi Vitit të Ri, ose emocionet e Dancing with the Stars e kanë ngatërruar paksa. Edhe pse urojmë që të kthjellohet për Fan Club!  Por asgjë personale, thjesht cili është pjesë e medias, e di që dashamirësit fitohen me fjalët e premtimet që mbajnë, (ndoshta e për sy e faqe), por sërish i mbajnë!

 

Këndvështrim nga S.T

 

Të ngjashme