Kryefjala Logo

Çfarë u pa, e çfarë nuk u tha mbrëmë nga Big Brother VIP Albania

15 Janar, 2023 | 4:34 pm

Gjatë ditës së djeshme pati tubime pranë Top Channel, për Luiz Ejllin. E pas kësaj mbrëmja e djeshme në BB VIP pritej si ngjarje historike. Ndërkohë që të gjithë prisnin zhurmë, ngjarja u trajtua me qetësi.

Qetësisht Arbana bëri lidhjen me shtëpinë ku Luizi kishte mësuar përmendësh vetëm frazën: bëra gomarrllik, më falni! Pra e gjitha ju faturua Luizit për tu kaluar sikur skishte ndodhur asgjë. Ama gjithë kryefjala ka qenë ai. Sepse insertet që e fusnin në sherr me banorët e tjerë nuk mbaronin.

Fillimisht u kap me Tean, pas asaj shpërtheu Kejvina, që nuk kishte burrë nëne ta ndalonte. Nuk u përmbajt Kejvina kundër Luizit. E pas saj nisi dhe Olta. E quajtën injorant, provincial qelbësirë, mashtrues, por sa hapte gojën Luizi të vetëmbrohej i suleshin të ofenduara.

Në anën tjetër opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari në gjithë këtë zhurmë ishin aq të qetë sikur po ndiqnin nje shfaqje në Opera. Ndoshta tubimet e ditës së djeshme i kanë tronditur aq sa të mos reagonin asgjë kundër Luizit.

E ndërkohë që pritej të bëhej nami në BB VIP vec të bërtiturave të Kejvinës, asgjë tjetër s’na mbeti ndërmend. Madje e motra e Teas nuk u mor vesh si u fut e si doli. Por kot nuk thonë çudia më e madhe tre ditë zgjat.

Aq e pati edhe historia e Luizit, tani le të presim çdo bëhet me Kiarën e Butrintin.

Të ngjashme