Showbiz
Olti Curri vë në siklet Vedat Ademin: “Kë do zgjidhje në dasmën e djalit, Remzie Osmanin apo Mihrije Brahën?” Ja përgjigjia epike e këngëtarit…
10 Dhjetor, 2025 | 11:44 am

Në një intervistë të fundit mes Oltit Currit dhe Vedat Ademit, u rikthye në vëmendje një bashkëpunim i veçantë që dyshja kishte pasur rreth 13 vite më parë. Gjatë bisedës, Olti kujtoi me nostalgji se si plot 13-vite më parë i kishte shkruar një tekst kënge për djalin e vogël të Vedatit, i cili sot është rritur.
Ademi theksoi se ai bashkëpunim i ka mbetur gjithmonë në zemër dhe se gjatë këtyre viteve kanë pasur shumë kujtime të bukura së bashku.
Gjatë intervistës, atmosfera u bë edhe më e gjallë kur Olti Curri vendosi ta ngacmojë Vedat Ademin me një pyetje pikante, tipike për stilin e tij thumbues. Teksa flisnin për idhujt e fëmijërisë dhe muzikën me të cilën Vedati është rritur, Olti i hodhi një sfidë spontane:
“Në dasmën e djalit tënd, kë do zgjidhje mes Remzie Osmanit dhe Mihrije Brahës?”
Pyetja e papritur e zuri Vedatin në befasi, por këngëtari u përgjigj me humor, duke e kthyer situatën në një moment që shkaktoi të qeshura si në studio ashtu edhe te ndjekësit: “Remzia është e zënë!”…
Menjeherë pas kësaj Olti e ngacmoi duke thënë e kapi 5 mijshen Brahi!










































