Showbiz
Olta Gixhari poston foton 14 vjeç, ja si duket ajo
9 Qershor, 2024 | 9:41 am

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj copëza nga përditshmëria e saj. Përmes potimeve në “Instagram”, ajo ka zbuluar se aktualisht ndodhet në Spanjë, aty ku do të lindë fëmijën e saj të dytë.
Mesa duket, Olta është ndjerë tepër nostalgjike, pasi përmes një postimi të bërë në Instastory, ish-banorja e BBV2 ka publikuar një foto kur ishte vetëm 14-vjece.
Bashkangjitur fotografisë, në të cilën duket më e ëmbël se kurrë, ajo thjesht ka treguar moshën e saj, duke shkruar: “14-vjeçe”.












































