Showbiz
Nuk do ta njihni! Ja si dukej Ilir Vrenozi i ri, me flokë dhe me “gjysmën e tij të zemrës”
30 Dhjetor, 2025 | 10:42 pm

Një nga momentet më prekëse të mbrëmjes së sotme në BB Vip Albania 5 i përkiste Ilir Vrenozit, i cili u surprizua nga Vëllai i Madh gjatë spektaklit.
Në shtëpi u futën disa telefona dhe, teksa zilja binte, banori duhej të gjente telefonin e duhur. Në momentin që Iliri arriti ta identifikonte, nga ana tjetër e linjës u dëgjua zëri i bashkëshortes së tij, Genta, duke sjellë emocione të forta brenda dhe jashtë shtëpisë.
Gjatë rrëfimit të tij, Iliri ndau me publikun historinë e dashurisë me Gentën, duke treguar se një njohje e thjeshtë përmes mblesërisë u kthye me kalimin e viteve në një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme. Ai theksoi se nuk e ka tradhtuar kurrë partneren dhe se dashuria për të është e pakushtëzuar.
“Ilir i dashur, të përshëndes. E di që e ke të vështirë, por jemi mirë, fëmijët janë mirë,” – ishte mesazhi i Gentës, që e emocionoi ndjeshëm banorin.
Ndërsa telefonata po zhvillohej, në ekran u shfaqën edhe disa fotografi të vjetra të çiftit, ku Ilir Vrenozi shfaqej shumë ndryshe nga sot, i ri, me flokë dhe krah “gjysmës së tij të zemrës”, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku.














































