Kryefjala Logo

“Nuk braktisa askënd”, flet kapiteni i jahtit që u mbyt në Palermo

28 Gusht, 2024 | 4:34 pm

James Cutfield, 50 vjeç, është kapiteni i jahtit luksoz me vela Bayesian, të manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch, që u mbyt pranë brigjeve siçiliane disa ditë më parë. 7 persona humbën jetën pas stuhisë që shpërtheu në atë zonë, ndërsa 15 të tjerë arritën të shpëtonin. Gjithçka ndodhi për pak minuta. Fundosja e jahtit shkaktoi mbytjen e Lynch, vajzën e tij tetëmbëdhjetë vjeçare Hannah dhe pesë persona të tjerë.

Cutfield refuzon të krahasohet me komandantin që shkaktoi mbytjen e anijes Giglio (kroçera Costa Concordia e mbytur në vitin 2012 në shkëmbinjtë pranë ishullit toksan të Xhilios, që shkaktoi vdekjen e 32 pasagjerëve). I vënë tanimë nën akuzë nga autoritetet italiane për vrasje të shumëfishtë, kapiteni i anijes shprehet se bëri gjithçka për të parandaluar mbytjen e jahtit. Ishte dita më e errët jetës së tij për kapitenin James Cutfield nga North Shore, Auckland, Zelandë e Re. Ai mohon të ketë braktisur anijen, në ato kushte të tmerrshme atmosferike.

Nuk kam braktisur askënd. Kam bërë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar të gjithë, ekuipazhin dhe pasagjerët. Në një moment uji kishte pushtuar gjithçka dhe ishte bërë e ndaluar hyrja në anijen me vela që po fundosej“, ka rrëfyer James Cutfield.

Çfarë thonë dëshmitarët?

Pikërisht përpara mbytjes së anijes kishte nga ata që e panë jahtin e Lynch në ishujt Eolian. Është Emilio nga Chioggia, i cili ishte me familjen e tij në arkipelag në një jaht 40 metra. “Ishim në ankorim pranë njëri-tjetrit, bëmë turne së bashku për tre ditë në gjire të tjera”, tha ai. Ditën e katërt, i shqetësuar për motin e keq, Emilio zgjodhi të qëndronte në port dhe kështu u ndanë. “Por nuk pritej asnjë stuhi”, psherëtiu Cutfield menjëherë pas tragjedisë. “Në fakt nuk kishte pasur atë lloj alarmi për kushtet e motit” – konfirmoi Raffaele Macauda, ​​komandanti i rojes bregdetare të Palermos – por shton se anija me vela mund të qëndronte duke lëshuar spirancën në atë zonë”.

Mesazhet në WhatsApp mes kapitenëve të anijeve, Cutfiel injoroi alarmin për motin?

Cutfiel në kabinën e Bayesian kishte marrë vetëm një alarm të verdhë nga Mbrojtja Civile për stuhi të mundshme. Ai këmbëngul se në fakt nuk pritej përkeqësim i kushteve të motit. Cutfield thotë se faji mund t’i atribuohet , shkruan Corriere, në vend të një gabimi njerëzor, natyrës së jashtëzakonshme të ngjarjes atmosferike, me erëra shumë të forta që filluan të fryjnë në çdo drejtim.

Të ngjashme