Lifestyle
Njerëzit dhe fobitë.Po ju bëni pjesë në ndonjërën nga këto?
6 Qershor, 2022 | 12:23 pm

Fobia tregon frikë, jo e arsyeshme nga sendet, ndodhitë apo edhe ndjenjat.
Ekzistojnë me qindra fobi të njohura, mirëpo shkencëtarët i ndajnë në disa kategori:
1-Fobitë që janë të përqëndruara në objekte apo situata, si insekte, kafshë, fluturime dhe nga hapësirat e mbyllura.
2-Fobia shoqërore që lidhet me frikën nga turpi publik.
Fobia shoqërore është frikë, shqetësim dhe veshtirësi që e pengon individin për të kryer nje veprim, fjalë a punë në prani të tjerëve duke u ndarë nga pjesa tjetër e shoqërisë.
Sot kemi përzgjedhur disa nga fobitë më të zakonshme dhe na tregoni nëse ju keni ndonjërën nga këto:
-Athazagoraphobia-Frika e të harruarit ose frika per te qënë e harruar, ose zëvëndësuar
-Atychiphobia-Frika e të humburit,frika se nuk je e mirë mjaftueshëm
-Hippopotomonstro-Frika e fjalëve të gjata në publik
-Monophobia-Frika e të qënurit vetëm
-Agliophobia- Frika e të lënduarit nga dikush
-Alexithymia-Frika e mos qënit e aftë për të shprehur ndjenjat
-Thantophobia-Fobia se mos humb dikë që do
-Kakorrhaphiophobia-Frika e të dështuarit
-Anthrophobia-Frikë nga njerëzit dhe shoqëria















































