Kryefjala Logo

“Një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithnjë” – Mira Kazhani në zi, humb njeriun e shtrenjtë

3 Janar, 2026 | 11:06 am

Gazetarja e njohur Mira Kazhani ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të dhimbshëm, duke njoftuar se babai i saj, Petrit Kazhani, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Përmes një postimi prekës në Instagram, Kazhani ka zgjedhur fjalë të thjeshta, por tejet të forta emocionalisht, për të shprehur humbjen e saj të madhe.

“Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithnjë. Babi im”, shkruan ajo poshtë fotos së të atit, duke prekur zemrat e mijëra ndjekësve që i kanë shprehur ngushëllimet në komente dhe mesazhe private.

Përveç postimit publik, gazetarja ka ndarë edhe detajet e ceremonisë mortore përmes “story”-ve në rrjetet sociale, duke informuar miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit babait të saj.

IMG 7814
Petrit Kazhani vuante prej vitesh nga sëmundja e demencës, një betejë e gjatë dhe e vështirë që familja e tij e ka përjetuar në heshtje. Vetë Mira Kazhani ka folur më herët me shumë sinqeritet për këtë periudhë të dhimbshme në librin e saj autobiografik “Një ditë tjetër”, ku rrëfen jo vetëm luftën personale me kancerin e gjirit, por edhe sfidat emocionale që solli përballja me sëmundjen e të atit.

Të ngjashme