Lifestyle
Nga sot nis zyrtarisht pranvera, fillon zgjatet dita …
20 Mars, 2023 | 3:21 pm

Ekuinoksi i pranverës këtë vit ndodhi të hënën më 20 mars. Pas kësaj dite ju do të mund të shijoni orët e gjata nën rezet e diellit dhe perëndimet e vona.
Pas ekuinoksit pranveror, ditët do të vazhdojnë të zgjaten deri në solsticin e verës, në qershor. Në solsticin veror, ditët do të jenë më të gjata dhe netët më të shkurtra.Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera.
Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejt sipër ekuatorit tokësor. Thuhet edhe kur dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera./iconstyle
















































