Showbiz
Nga “Palla e Skëndërbeut”tek “Të zëntë frymën”,Egla dhe Rike nuk njohin limite
10 Prill, 2024 | 10:19 am

Nuk kanë të ndalur debatet dhe fjalët edhe në mes të spektaklit midis banorëve të BBVA3.
Egla Ceno ka shpjeguar se për të termi “Palla e Skënderbeut” do të thotë “Shpata e Skënderbeut”.
Roza Lati donte të kuptonte se çfarë ka nënkuptuar aktorja kur i është drejtuar Rikes me këtë term.
Egla përgjigjet se ka pasur në mendje fjalën shpatë.
Rikja e cila nuk e ka pëlqyer aspak këtë koment i drejtohet duke i thënë: Palla të zëntë frymën
Koment ky që ka shkaktuar shumë të qeshura.
Biseda:
Egla: Pallë do me thënë shpata e Skënderbeut po nuk e ke dëgjuar sepse je injorante.
Roza: Unë jam injorante?
Erjola: E paditur do të thotë injorante se do të jap edhe shpjegimin e saj. Po ti dridhe sa te duash po do përdredhësh vetën o Egla Ceno. Duartrokitjet që si ke marrë asnjëherë në jetën tënde i merr këtu me këtë teatër.
Roza: Pra nëse i thotë Rikes je pallë ti po i thua që është shpatë?
Egla: Po!
Rike: Palla ta zëntë frymën
Egla: Amin o zot












































