Kryefjala Logo

“Nëse ke guxim me fol, foli në sy senet” ?pse filloj ky debat mes banorëve?

6 Dhjetor, 2025 | 11:41 am

Një mëngjes i ndezur ka pasuar natën e Prime-it në “Big Brother VIP Kosova”, teksa në qendër të vëmendjes u vendosën Sasa dhe Alba. Tensionet që kishin nisur që gjatë ditëve të fundit, u shpërfaqën hapur sapo banorët u zgjuan.

Sasia ishte e para që e ngriti zërin, duke i kërkuar Albës të ishte më e drejtpërdrejtë dhe më e sinqertë në komunikim. “Nëse ke guxim me fol, foli senet në sy”, u shpreh ajo me tone të forta, duke e sfiduar hapur. Sipas saj, disa situata të lëna pezull gjatë javës ishin shpërfillur nga Alba, gjë që i shtoi edhe më shumë nervozizmin.

Alba, nga ana tjetër, është përpjekur të mbajë qetësinë, por nuk ka qëndruar pa reaguar. Ajo u shpreh se nuk ka pasur asnjë arsye të fshehë mendimin e saj dhe se veprimet e ditëve të fundit janë interpretuar gabim nga Sasa. Megjithatë, kjo nuk e bindi aspak kundërshtaren e saj, e cila vazhdoi t’i kërkonte sqarime të drejtpërdrejta.

Banorët e tjerë u gjendën mes dy zjarreve. Disa prej tyre u munduan të ndërhynin për ta qetësuar situatën, ndërsa të tjerë zgjodhën të qëndronin në distancë, duke mos dashur të përfshiheshin në konflikt. Megjithatë, atmosfera e tensionuar u ndje qartë në gjithë shtëpinë.

Debati pritet të ketë ndikim në dinamikën e lojës gjatë ditëve në vijim, sidomos mes aleancave që po krijohen dhe atyre që po lëkunden. Përplasja mes Sasës dhe Albës po komentohet gjerësisht edhe nga fansat, të cilët po presin të shohin nëse ky konflikt do të shuhet apo do të hapë rrugën për debate të tjera më të forta në shtëpi.

Të ngjashme