Kryefjala Logo

Nëna e Beatrix dhe Alban Ramosajt ndan me publikun një lajm prekës

2 Janar, 2026 | 11:14 am

Antigona Ramosaj, nëna e këngëtarëve të njohur Beatrix dhe Alban Ramosaj, ka ndarë së fundmi me publikun një nga sprovat më të rënda të jetës së saj: përballjen me kancerin. Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Antigona Ramosaj ka bërë të ditur se ka përfunduar seancën e saj të parë të kimioterapisë, duke rrëfyer hapur lodhjen fizike, por edhe mirënjohjen e thellë për dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë.

“Po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime”, shkruan ajo, duke falënderuar familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë me mesazhe zemre, lutje dhe fjalë force. Antigona thekson se vendimi për ta bërë publike këtë përvojë nuk erdhi lehtë, por kishte një qëllim të qartë: të ndërgjegjësojë vajzat dhe gratë që të mos neglizhojnë kontrollet mjekësore, edhe kur simptomat duken të vogla apo të parëndësishme.

Rrëfimi i saj i sinqertë u shoqërua menjëherë me një reagim tejet prekës nga vajza e saj, Beatrix Ramosaj. Këngëtarja e quajti nënën forcën dhe heroinën e jetës së saj, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe dritën shpirtërore që ajo ruan edhe në momentet më të vështira.

“Edhe kur dhimbja përpiqet ta rrëzojë, ajo zgjedh të buzëqeshë”, shkruan Beatrix, duke shtuar se forca e nënës së saj është më e madhe se çdo stuhi dhe se kjo betejë do të fitohet me dashuri, besim dhe shpresë.

IMG 7737

Të ngjashme