Showbiz
Në lojën e BBVA3,Ilnisa tregon për çfarë është penduar më shumë
6 Prill, 2024 | 10:21 am

Tre të skualifikuarit prej produksionit, Ilnisa, Meriton dhe Egla, mbrëmjen e djeshme kanë zhvilluar një pyetësor mes njëri-tjetrit,detyrë kjo që iu dha nga Vëllai i madh.
Një ndër pyetjet ishte se për çfarë jeni penduar në këtë lojë dhe Ilnisa është shprehur se pendesa e saj më e madhe është mundësia që i ka dhënë Eglës të merrej me të.
“Jam penduar gjatë këtij rrugëtimi që jam marrë me ty. Jam penduar dhe që kam lejuar Meritonin pa e diskutuar bashkë siç diskutojmë gjithë kohën shumicën e gjërave.’- është shprehur Ilnisa.












































