Lajme
Ndërron jetë ish deputeti i PD Gert Bogdani, shkak arresti kardiak
18 Shtator, 2024 | 1:14 pm

Ish-deputeti i PD Gerti Bogdani ka humbur jetën pas një arresti kardiak.
Ai u shtrua në urgjencën e QSUT mesditën e sotme.
Ish-deputeti ishte në ambientet e një hoteli në Tiranë, për një konferencë kur pësoi arrestin kardiak.
Gerti Bogdani ishte 44 vjeç. Aktualisht mbante detyrën e Sekretarit të Marredhenieve me Jashte në Partinë Demokratike.
















































