Kryefjala Logo

Mungesë origjinaliteti apo “Big Brother VIP” frikësohet nga “Ferma VIP”. Sajojnë stallë kafshësh në oborr

14 Shkurt, 2024 | 11:49 am

Prej disa javësh në mediat online po përliftet nisja e reality show-t më të ri në Shqipëri, një patente ndërkombëtare që do të quhet “Ferma VIP” dhe do të transmetohet në Vizion Plus dhe në dy kanale Live në Tring.

Mesa duket kjo formulë i ka trembur jo pa zotëruesit e patentës së “Big Brother VIP”, të cilët prezantuan dje për herë të parë “Fermën VIP” që u sajua në oborrin e shtëpisë. Konkurrenca ka nisur që tani dhe “Ferma VIP” po e merr vëmendjen ende pa nisur.

Gjithashtu shohim se këtë vit ka një mungesë origjinaliteti në BB VIP, duke nisur edhe nga lojrat e realizuara  me banorët, të cilat i kemi parë edhe në vitin e kaluar. Përshembull loja me  qese Plastmasi që u bë këtë vit ku banorët duhet të qendronin dyshe të lidhur njëri me tjetrin,  vitin e kaluara kanë qenë të futur në të njëjtën bluzë.

Tani më edhe Ferma e krijuar mbrëmjen e djeshme na çoi automatikisht te programi i ri që pritet të nisë. Ndërkohë që deri më tani është folur se Ferma VIP do të vijë me shumë risi.

 

Të ngjashme