Kryefjala Logo

Monika bën krahasimin:”Gracianon e krahasoj me Einxhel sepse… “

14 Maj, 2024 | 9:16 am

E ftuar për të folur rreth BBVA3 pasi është një eksperiencë që ajo e njeh shumë mirë,Monika nuk u kursye në opinionet e saj.

Në lidhje me debatet mes Heidit dhe Gracianos, ish-banorja e BBV1 u shpreh se balerinin e krahason me Einxhel pasi me karakterin dhe temperamentin që kanë i thonë gjërat në sy sado të hidhura të jenë.
“Gracianon e shoh shumë aktiv në këto ujërat e fundit. E krahasoj pak me Einxhelin në karakterin dhe temperamentin për të thënë të vërtetën në sy. Kanë dëshirën që të thonë të vërtetën sado e hidhur të jetë. Por këto ditët e fundit e shoh pak të tepruar në mënyrën si agravon situata… Me atë të qeshur Heidi ishte tallëse, por sjellja e Gracianos në formë përndjekje nuk më pëlqeu”, tha Monika.

Të ngjashme