Kryefjala Logo

Meritoni i le një porosi Bardhit, reagon menaxheri tij

24 Maj, 2024 | 5:23 pm

Mbrëmjen e së enjtes, disa nga ish-banorët e “Big Brother Vip Albania 3” u futën brenda për t’iu bashkuar festës së ditëlindjes së Meriton Mjekiqit.

Gjatë takimit me Bardhin, Meritoni ka përmendur edhe menaxherin e këngëtarit, Jetmir Agajn.

Ky i fundit, ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur publikisht përkrahjen për Meritonin.

“Arsyeja pse unë të përkrahi se kurrë se ki harru emrin Jetmir. Vllau jem Meriton. Me fitore”- shkruan Jetmiri në një postim në ‘instastory’.

“Mi bëj të fala Jetmirit”, dëgjohet Meritoni teksa i thotë Bardhit i cili ndodhet te porta e kuqe.

Kujtojmë se gjatë bisedës së Bardhit dhe Meritonit, u zbulua se Jetmiri do të bëhet së shpejti baba.

AB54F411 3647 4594 AA8A 7E72867F53E4

Të ngjashme