Showbiz
Meri i jep vetes gjithë meritat:”Prej meje,Ilnisa është akoma në BBVA”
12 Shkurt, 2024 | 8:53 am

Meri Shehu, ka dhënë deklaratat e para, pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. E ftuar në “Fun Club”, ajo komentoi edhe shoqërinë e saj me Ilnisën, duke thënë se loja e saj është e fortë dhe jo për temperamentin që Meri ka.
“Ilnisës nuk jam frikacake për t’i thënë që më përdore. Ia kam sqaruar që bëra lojën time ashtu siç doja unë. Mua nuk më ka fryrë Ilnisa. Ajo bëri një lojë që është e fortë për natyrën e saj, por nuk është për temperamentin tim”, u shpreh Meri.
“Meqë e konsiderova shoqe, mbajta anën e një shoqërie, për të mos tradhtuar edhe unë Ilnisën siç e tradhtuan të gjithë banorët, nëse do e kisha tradhtuar dhe unë mbase Ilnisa nuk do të ishte aty por mund të ishte edhe këtu. Qëllimet e mia nuk ishin aq të gjata në Big Brother”, tha Meri.












































