Kryefjala Logo

Mediat italiani i bëjnë jehonë dasmës të Heidit dhe Romeos!

30 Mars, 2024 | 10:47 pm

Mbrëmjen e sotme Olti Curri ka publikuar një foto ku duket se mediat italiane kanë shkruajtur për dasmën e Heidit dhe Romeos në Bb VIP.
“Heidi Baci martohet në Big Brother Albania, ja çfarë ndodhi”- është titulli që është shpërndarë në mediat fqinje.

“Siç e dimë, Heidi, pas eksperiencës së saj në Big Brother (që përfundoi me jo pak diskutime) donte t’i jepte vetes një shans të dytë, duke zbarkuar kështu në reality show-n në Shqipëri. Këtu, ajo u takua veçanërisht me Romeon, me të cilin Heidi menjëherë pati një lidhje të veçantë. Pas ditëve të kaluara së bashku mes debateve, grindjeve, përditshmërisë dhe të qeshurave, të dy iu dhanë një puthje që magjepsi jo vetëm publikun shqiptar por edhe atë italian.

Madje, shumë fansa të vendit tonë vazhdojnë edhe sot të ndjekin peripecitë e Heidit në Big Brother. Dhe ditët e fundit në Twitter shumëkush nuk ka mundur të mos komentojë një ngjarje të veçantë ku protagonistë ishin Heidi Baci dhe Romeo Veshaj. Madje, javët e fundit të dy dukej se ishin distancuar plotësisht, duke tentuar kështu t’i jepnin fund lidhjes së tyre.”- shkruajnë gazetat italiane.

D4E52635 B460 4E6E AB04 1C17B860D0C3

Të ngjashme