Showbiz
Marinela vajza që eklipsoi Alketën dhe Bleonen
12 Prill, 2022 | 4:11 pm

Marinela Hysa është konkurrentja e “Love Story” e cila u kthye menjëherë në personazh prej batutave të saj. Aq sa është bërë virale edhe në Tik Tok.
Por kush është Marinela? Një psikologe edukimi në profesion, të cilës i pëlqen të kërcejë. Madje rreth 14 vite më parë ka konkurruar edhe në Akademinë e Yjeve. Marinela mund të themi se shpëtoi “Love Story” sepse nga një program që s’po korrte shumë sukses menjëherë u kthye në sensacion për shkak të Marinelës.
“Më kërko falje, e mirë mos më kërko falje”- ka qenë fraza që çmendi rrjetin. Aq sa Marinela u kthye në personin më të komentuar në emision, duke lënë pas edhe Bleonën me Alketën.
Ndonse Alketa dhe Bleona mbaheshin si divat e spektaklit, me frazat e Marinelës erdhi momenti të hapin krahun!
https://vm.tiktok.com/ZML4NHBVw/












































