Showbiz
“Mami ishte në koma, babai na solli të dashurën në shtëpi”, Rikja bën rrëfimin e trishtë
24 Mars, 2024 | 2:22 pm

Rikja teksa bisedonte me Rozën ka treguar historinë e trishtë të jetës të saj. Ajo ja treguar se babai i saj krijoi një lidhje dhe kur mamaja e tyre ishte në spital ja solli në shtëpi.
“Kur pas shumë vitesh ne u bashkuam ai kishte bërë një jetë të re në Itali po ne nuk e dinim ai kishte shumë vite vetëm. Prandaj u preka shumë dje se me erdhën në mend skenat.
Kishte një partnere tjetër nuk kishte bërë fëmijë por ajo na e ka nxirë jetën mua dhe mamit ishte shumë e keqe vinte te shkolla ime donte të na afronte mua dhe motrën pastaj kur mami bëri aksident përfundoj në koma babi i qëndroi afër po pastaj e zëvendësoi mamin me ketë gruan na e solli në shtëpi mami ishte në spital.
Babi në Shqipëri humbi jetën nuk kam një fotografi ku jemi të gjithë bashkë nuk e kemi nuk dua ta gjykoj babin se edhe si është sjell me ne e kam pasur pik të dobët kur erdhi në Shqipëri u bë i sëmurë ka ndërruar jetë në krahët e mi.
E di Sanatoriumin e Tiranës përballë ka disa dhoma me qera që të shikoja nga dritarja e reanimacionit se isha në merak se ishte me xhama dhe e shikonim sado keq u soll me ne prap i qëndruam afër.”-tha Rikja












































