Showbiz
Lisi flet pa doreza pas daljes nga Big Brother VIP Albania3
16 Shkurt, 2024 | 8:57 am

Elvis Myrta ka folur për herë të parë pas largimit nga “Big Brother VIP”. Kur doli ai i tha Romeos që “mos u merr me Gracianon sepse nuk është ai objektivi.” I pyetur se çfarë fshihet pas këtij mesazhi, cili është objektivi, Elvisi tha:
“Ka disa lojtarë të tjerë të fortë. Romeo është një nga pretendentët kryesorë për të fituar, por Gracianon nuk e shoh si lojtar të fortë, nuk duhet të përqëndrohet te ai. Juli është i fortë, Ilnisa nuk është konkurrente e fortë, mund të shkojë deri në finale por që jo për të fituar. Erjola ka një logjikë shumë të mirë dhe nëse futet në lojë do i hapë punë lojtarëve të tjerë. Ka një logjikë të frikshme. Erjola me 2-3 fjalë i vinte me shpatulla pas murit, sidomos Ilnisën për shembull. Nuk e di si duket nga jashtë, por ajo është shumë e fortë”.
Më tej, ai u ndal edhe te çiftet e krijuara. Sipas gazetarit, Romeo dhe Heidi kanë një marrëdhënie më të sinqertë se dy çiftet e tjera dhe e kuptojnë njëri-tjetrin me sy.












































