Kryefjala Logo

Pse nuk duhet ta humbisni vizitën në Panairin më të madh të bukurisë, Beauty Fair Albania?

22 Prill, 2024 | 6:39 pm

Pranvera sjell diell, harmoni, na ndryshon garderobën e produktet për kujdesin e lëkurës, e njëherazi na sjell zgjidhjen më efikase për kujdesin ndaj vetes!

“Beauty Fair Albania”, panairi më i madh i bukurisë në vend, vjen në sezonin e tij të gjashtë, në 3 data në Pallatin e Kongreseve, 26-27-28 Prill.

Duke vendosur standarte të padiskutueshme lidhur me kozmetikën dhe të bukurën, panairi i bukurisë ofron një gamë produktesh e zgjedhjesh që nga kujdesi për lëkurën, flokët e çdo gjë që definohet dhe përcaktohet nga eleganca dhe e bukura.

Për të gjashtin vit radhazi, 3 ditët e panairit rezervojnë mijëra qytetarë, klientë, vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit, duke dëshmuar se “Beauty Fair Albania” tashmë është destinacioni i preferuar i të gjithëve.

Çfarë e bën këtë panair zgjedhjen e parë të gjithë të apasionuarëve të kozmetikës, produkteve për kujdesin ndaj lëkurës, me larmishmërinë e produkteve për shëndetin e jo vetëm, është fakti se në 3 ditë do të gjeni çdo produkt të nevojshëm në çmime promocionale, ndryshe nga çdo ditë tjetër e vitit.

 

Ka shumë arsye pse një panair i përmasave të tilla pritet me padurim nga të gjithë vizatorët tanë besnikë. Nisur nga fakti se në këto 3 ditë mund të gjeni çdo produkt të bukurisë në çmime si asnjëherë tjetër, do të mund të zgjidhni mes diversitetit të të gjitha llojeve të produkteve, por mbi të gjitha… Çdo produkt që dëshironi të bëni tuajin, keni mundësinë që përmes testeve kozmetike e jo vetëm, që ofron çdo stendë dhe hapsirë e panairit, ta merrni pasi e keni provuar cilësinë. Sepse besueshmëria dhe kënaqësia juaj mbetet prioriteti i këtij eventi!

Nga mesdita deri në mbrëmje do të keni mundësinë të vizitoni çdo kompani pjesëmarrëse në Panairin më të madh të bukurisë, duke qenë kështu plot orë për ju në 3 ditë.

Nga njëra stendë në tjetrën, do të dalloni larmishmërinë e zgjedhjeve, duke e bërë në disa momente të vështirë edhe se kë prej tyre do të zgjidhni.

Ne jemi të bindur se stafi profesionist i çdo kompanie dhe stafi organizues i Beauty Fair Albania do t’ju sugjerojë gjithë sa keni nevojë në përputhje me nevojat dhe kërkesat tuaja, pa kurrëfarë dallimi.

Datat 26-27-28 Prill rezervojnë shumë mundësi për të gjithë! Ja pse nuk duhet të mungoni!

Me një larmishmëri organizimesh nga pjesa mikëpritësse për çdo vizitor deri në ambientin e brendshëm të Pallatit të Kongreseve, në 100-dra metra katror do të mund të gjeni brenda panairit më të madh të bukurisë në vend gjithë sa deri më tani e keni kërkuar!

0752CF8A C13F 4629 85E3 8DD6C5D747A6

DB73160F BAFA 466D BF10 1A707597AAAD

16CB2BE1 E438 4249 83FA B71D52DDB3CA

CD8631C1 4AA9 441C 8309 8328D209BD52

4AE2C6DA C851 4DAF 8959 D70F20650ED6

Të ngjashme